Apartamenti në të cilin u arrestua bosi i mafias siciliane, Matteo Messina Denaro, ndodhet në një ndërtesë modeste pranë qendrës së Campobello di Mazara, një qytet në provincën siciliane perëndimore të Trapanit.
Hetuesit gjetën aty rroba dhe këpucë të shtrenjta, parfume, një frigorifer të mbushur mirë dhe fatura restoranti. Ata gjetën gjithashtu pilula për potencë seksuale.
Fqinjët e përshkruanin 60-vjeçarin si “një person miqësor”.
“Unë jetoj në katin e parë të pallatit, ndonjëherë e kam parë këtë person, e kam përshëndetur dhe asgjë tjetër. Ai është përgjigjur në mënyrë të përzemërt”, tha një nga fqinjët për mediat italiane.