Reperi Stresi ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Instagram, ku tregon edhe njëherë se gjithçka mes tij dhe Keisit ka përfunduar.
Në foton e postuar Stresi shkruan se ka ndezur drutë dhe po i djeg të gjitha fotot, por duke mos e saktësuar se cilat.
Menjëherë në foto kanë nisur komentet, por edhe për këtë herë Stresi ka qënë i përgatitur për t’ju përgjigjur atyre që komentonin se po shkatërronte fotot me ish-bashkëshorten. “Mos keqkuptoni thënien time sepse s’ka të bëjë me fotot që mendoni ju. Sado që të djegësh foto, kujtimet si djeg dot”, shkruan ai.