Reperi Stresi, vijon që të reagojë në rrjete sociale nga arratia, sepse është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Stresi i ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy.
“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Reagimi vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve, duke theksuar sërish shqetësimet për drejtësinë dhe mënyrën se si po trajtohet rasti i Noizyt. Çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende e diskutueshme, me shumë fansa të tij që kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.

