Gratë që kanë stres gjatë shtatzënisë, janë 10 herë më të rrezikuara të kenë fëmijë me çrregullim të personalitetit, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.
Gratë të cilat ballafaqohen me stresin e tepërt gjatë periudhës së shtatzënisë, janë dhjetë herë më të rrezikuara nga zhvillimi i ndonjë problemi të sjelljes tek foshnjat e tyre.
Hulumtimi i publikuar në revistën “British Journal of Psychiatry” është i pari, që ka gjetur evidenca të kësaj lidhshmërie në mes të stresit prenatal si dhe çrregullimit të personalitetit tek foshnjat. Autori i këtij studimi Ross Brannigan nga “Royal College of Surgeon” ka thënë se ky studim vë në dukje rëndësinë e përmirësimit të shëndetit mental tek gratë shtatzëna.
Gjithashtu në këtë studim është vërejtur se gratë, të cilat përjetojnë stres gjatë shtatzënisë janë të prira të vuajnë nga stresi edhe pas lindjes së foshnjës, gjë që përkeqëson marrëdhënien në mes të fëmijët dhe nënës