Kejsi po shijon lirinë e saj dhe po tenton të heqë vëmëndjen nga Stresi duke bërë aventura te ndryshme, shopping dhe së fundmi duke shëtitur me makinë luksoze. Ish i dashuri i saj Stresi shfaq hapur mërzitjen dhe mungesën e saj.
Përveç këngëve dedikuese për dashurinë që i poston çdo ditë, Stresi poston dhe video ku duket i mërzitur duke pirë cigare. Këtë herë ndërsa Kejsi argëtohej në Kanada, Stresi me një video nga makina bën sharjen që duket si pa kuptim: Hey u ktheva në qytet, o inatçinj.. E di se jua q*j listën e dasmës të gjithëve”.
Ndërkohë nuk ka munguar as dedikimi përmes këngës së Ledri Vulës “Mem”: Ma e mira, m-m-m-ma e mira je. Ma e mira, m-m-m-ma e mira je. Hey yo engjell, pse po m’shtyn me bo keq?Pse po m’shtyn mu bo dreq, huh? Together ëe match, tjeret kur na shohin lujn mendsh (Huh).
Kejsi duket se është e vendosur në vendimin që ka marrë për të mos u kthyer më në një lidhje me Stresin edhe pse për një kohë të gjatë me krenari mbante mbiemrin Lushaj.
