Stresi, gjatë një bisede me Vedatin brenda “Big Brother VIP Kosova”, rrëfeu periudhën kur ka abuzuar me alkoolin.
Reperi tha se para 8 muajsh në Londër një doktor i ka thënë se duhet ta ndalojë alkoolin dhe reperi ia ka dëgjuar fjalën.
“S’jam mirë me shëndet për shkak të alkoolit, prandaj e kam ndaluar se për atë punë unë jam qejfli. Unë e kam pas pirë shumë jashtë, bëja jetë nate dhe pija, rrija në studio deri 7 të mëngjesit. Unë vij nga jetë shumë abuzuese. Para 8 muajsh më ka thënë doktori më i mirë në Londër alkoolin ndaloje”, tha Stresi.