Gerard Pique është rikthyer sërish në lajm, edhe pse këtë herë për shkak të një lidhjeje të supozuar.
Kjo lidhje mund të shkaktojë prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Shakira, ndërkohë që është aluduar se Pique tashmë jeton vetëm.
Lorena Vazquez dhe Laura Fa, dy gazetare në gazetën spanjolle “El Periodico” kanë pohuar se Pique takohej me një vajzë të re, bionde, rreth 20 vjeçe, e cila është studente dhe mikpritëse eventesh në Barcelonë. Megjithatë, identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.
Media në fjalë pretendon se Pique është parë disa herë më këtë vazjë dhe se Shakira e ka zbuluar.
Burime pranë çiftit besojnë se do të publikohet se shpejti një deklaratë. Megjithëse, nuk është e qartë nëse kjo do të jetë për të mohuar historinë apo për të njoftuar ndarjen.