Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Studentët e Juridikut kërkojnë që të shtyhet sezoni

20:17 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
student
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e Ekonomikut dhe të Juridikut janë ngujuar në fakultetet përkatëse që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehen se do të qëndrojnë deri në mëngjes të ngujuar. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndërsa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit. Studentët kërkojnë shtyrjen e sezonit të provimeve për të përsëritur të gjitha orët e humbura si pasojë e protestave.

“Do vazhdojmë protestën edhe në orët në vijim. Duhet të shtyhet sezoni dhe të gjitha orët e humbura duhet të përsëriten. Protesta ka dhënë prova të qarta për rezistencë. Çdo pagesë të bëhet sipas shtresës ekonomike”- thotë një student.

Studentët do të vijojnë ngujimin deri në fundjavë. Ata kanë bërë të ditur se ngujimi i tyre do të jetë deri të dielën, ndërsa pas kësaj ata do të thërrasin një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të tyre.

“Numri i studentëve është më i madh se dje. Shumë studentë kanë hyrë nga dritarja dhe janë futur brenda. Janë mbyllur me karrige të gjitha dyert e sallave të leksioneve dhe seminareve janë të bllokuara. Ata kanë deklaruar se do të kenë edhe një video-konferencë”, tha Skëndaj.

Teksa qëndrojnë të ngujuar, ata kanë njoftuar gjithashtu se do të kenë edhe një komunikim për mediat.  Gazetari Skendaj raporton se ka shumë student, të cilët tentojnë të  hyjë  nga dritaret për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve, por policia i ka penguar.

“Ky ngujim nuk është një grevë urie. Ata kërkojnë përmbushjen e 8 pikave plus heqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë. Forcat e sigurisë nuk i lejojnë studentët të hyjnë e dhe të dalin nga dritaret”,  shtoi ai.

Ndërkohë, ditën e sotme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim me studentë të fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.

Kërkesat vijojnë si më poshtë:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare

3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.

4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

juridik kerkojne sezoni shtyrje studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.