Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Studentet italiane dashuroheshin me të, si i grabiste shqiptari ‘viktimat’ e tij

10:38 / May 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1558254628 nikola
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

27-vjeçari shqiptar, Klodian Nikolli, apo i njohur ndryshe me nofkën ‘Doktor K’, ka bërë bujë të madhe në mediat italine për shkak të skemës që ai përdorte për të grabitur banesat. Edhe pse duket në pamje të parë ai duket një ‘djali i mirë’ nuk rezulton kështu në realitet.

I riu në shkurt të këtij viti ishte lënë në arrest shtëpie, por pavarësisht kësaj ai kishte thyer urdhërin e gjykatës duke u larguar nga banesa. Ndërsa me 8 maj autoritete e kishin pikasur teksa lëvizte me një makinë luksoze dhe më pas arratia për të mbaroi. Sipas mediave italiane historia e shqiptarit ngjanë me atë të Lupine lll. Në fakt Nikolli kishte ndërtuar një identitet krej ndryshe nga ai që zbuloi policia italiane. Ai dukej si një djalë i shkolluar dhë si punëtor, madje pretendonte se ishte ekonomist në profesion. Gjithashtu ai zotëronte një diplomë false në Ekonomi të marrë në Bocconi dhe për këtë diplomë ai thoshte se e kishte marrë me rezultate të shkëlqyera.

‘Viktimat’ e tij ai i magjepste me klas dhe elegancë. Veshur mbante orë dhë unaza të shtrenjta. Disa prej studenteve që ai u afrohej, madje binin edhe në dashuri me të dhe me mënyrën se si i bënte gjërat. Ai dinte si t’u fitonte zemrat dhe t’i bënte për vete. Më pas pasi fitonte besimin e tyre u vidhte shtëpitë. Tek ai asgjë nuk linte të dyshoje se ishte një hajdut banesash. Dhe mënyra në të cilën u arrestua është gjithashtu e veçantë. Në fakt, 27-vjeçari ishte zbuluar nga një patrullë policie, teksa bënte të njëjta lëvizje si në arrestimin e parë të tij në Niguarda, teksa po lëvizte me një mercedez luksoz. Ishte targa e kësaj makine ajo që çoi edhe në kapjen e tij.

Pasi u pikas nga policia filloi një ndjekje normale. Por shqiptari sapo pa që po ndiqej braktisi makinën e tij në hyrje të Milanos dhe u largua në këmbë. Fatkeqësisht për të arratia e tij nuk zgjati shumë pasi policia arriti ta vinte në pranga. Sapo ai të largohet nga spitali ku po kryen disa vizita, dyert e burgut do të hapen për të.

doktor Klodian Nikolli shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.