Fund i tmerrshëm për një vajzë studente të mjekësisë, e cila u gjet e vdekur, e ngrirë mes borës. Viktima është Iryna Dvoretska, 21 vjeçe, ukrainase, e cila u gjet e ngrirë nga babai i saj. Vajza nuk kishte biletë dhe shoferi i autobusit e zbriti, edhe pse ajo iu lut ta lejonte, pasi ishte shumë larg qëndrës së banuar dhe temperaturat jashtë ishin minus 20 gradë. Ai e zbriti poshtë dhe vajza u përpoq të ecte më shumë se katër milje për në fshatin më të afërt, ndërkohë që ora ishte 4 e mëngjesit.
Sipas mediave lokale, Iryna hipi në fshatin e saj Rudnya-Knochynska për të vizituar nënën e saj të sëmurë në spital në Olevsk të Ukrainës veriore. Ajo hapi kuletën të paguante, por nuk kishte para mjaftueshëm dhe shoferi Oleg Zhelinski e zbriti poshtë. Besohet se Iryna filloi të ecë përgjatë rrugës dhe më pas u përpoq të merrte një rruge shkurt nëpër pyll. Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë nga i ati i saj. Nderkohe që pas denoncimit për shoferin ka nisur hetimi.