Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi/ 10 fakte interesante rreth kafesë

11:13 / July 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6 αγαπαημένα καφέ στο κέντρο της Αθήνας.
smartcapture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse jeni konsumues i rregullt i kafesë duhet të dini mirë shumë informacione, dhe gjëra interesante që lidhen me të.Por ndodh që jo të gjithë të dinë për kafen më shumë sesa ajo e ka origjinën nga Brazili.

Ja 10 fakte interesante rreth kafesë:

Kafeina mund të vrasë.  Por nëse pi mes 80 deri në 100 filxhan kafeje në një kohë të shkurtër (rreth 3 orë).

2. Kafeja ka të paktën 1000 komponentë kimike. Disa nga këto vazhdojnë të studiohen nga shkenca dhe mund të përdoren në të ardhmen për të kuruar sëmundjet kardiake dhe pagjumësinë. Por sipas disa studimeve të tjera, kafeja mund të mbajë në doza të vogla edhe disa substanca kancerogjene.

3. Një studim i Universitetit të Lund të Suedi tregoi që pirja e kafesë ul rrezikun e kancerit të gjirit, të paktën për gratë që kanë një variant relativisht të përbashkët të gjenit CYP1A2, që ndihmon të metabolizojë estrogjene dhe kafe.

Ndërsa në vitin 2011 “Harvard School of Public Health” pas një studimi të bërë mbi 48.000 burra, arriti në përfundimin që pirja e mbi gjashtë filxhanëve kafe në ditë ul në 60% rrezikun e kancerit të prostatës.

Studimi më i fundit thekson fuqinë e kafesë si në “antidepresiv”. Gjithnjë sipas “Harvard School of Public Health”, personat që konsumojnë nga 2 deri në 4 filxhanë të vegjël me kafe çdo ditë kanë 50% mundësi më pak të vetëvriten në krahasim me të tjerët.

4. Fillimisht disa kisha katolike e cilësuan kafen si një “pije të djallit” për shkak të vetive të saj emocionuese. Ata i kërkuan Papa Klementit VIII  të ndërhynte. Por para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Deri në agimin e viteve 1700, kur kafeja u kthye në një vend ku takoheshin filozofë dhe iluministë.

5. Kompozitorit Johann Sebastian Bach i pëlqente aq shumë kafeja sa i dedikoi një kantatë: “Kaffeekantate”, luhej në Lipsia, në Gjermani, mes viteve 1732 dhe 1735. Ndërsa Bethoveni ishte aq dashamirës i pasionuar i kafesë, saqë i njihte saktësisht 60 kokrra për filxhan të kafesë, kur e përgatiste atë.

6. Dramaturgu dhe novelisti francez Honore de Balzac supozohet të ketë pirë 50 filxhanë me kafe në ditë për t’u frymëzuar gjatë shkrimit. Është frikësuese të mendosh që doza vrasëse është rreth 100 filxhanë.

7. Sipas një studimi të Universitetit të Queensland, publikuar në “Journal of Science and Medicine in Sport”, 14 çiklistë që kishin pirë kafe një orë para garës kishin fituar 2 % më shumë në aspektin e shpejtësisë.

8. Në kulturën e lashtë arabe, një grua mund të shkurorëzohej nga burri vetëm nëse atij s’i pëlqente kafja sa duhet.

9. Kafja u shpall ilegale jo një herë, jo dy herë, por tri herë nga tri kultura të ndryshme! E para ishte në Mekë, pastaj nga Çarlsi II në Evropë në një orvatje për të shuar rebelimin e vazhdueshëm, dhe hera e tretë ishte nga Frederiku i Madh në Gjermani në vitin 1677, i cili brengosej për implikimet ekonomike të daljes së parave nga vendi për të blerë këtë pije.

10. Kafja ishte aq e rrallë në Gjermani gjatë Luftë së Dytë Botërore, saqë njerëzve u lëshoheshin “bomba-kafe” nga aeroplanët për t’i kthyer kundër nazistëve.

fakte interesante kafese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Ditë mjaft interesante sa i takon ndjenjave…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

11:05 / June 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.