Një studim i ri ka zbuluar se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital. Ky përfundim erdhi në bazë të hulumtimit të rreth 500.000 lindjeve në shtëpi, në tetë vende të botës: Kanada, Sh.B.A., Zelanda e Re, Japonia, Anglia, Suedia, Australia dhe Holandë.
Nuk rezultoi të kishte asnjë rrezik në këto raste. Fëmijët erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Gjatë procesit të lindjes nuk kishte asnjë komplikacion dhe as përgjatë 4 javëve të para të jetës së foshnjës.
Gjithnjë e më shumë gra në vende të ndryshme preferojnë që fëmijët e tyre t’i lindin në shtëpi. Shpesh ata stepen për shkak të frikës së rrezikut, por ky studim hedh dritë dhe dëshmon se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital, por vetëm nëse gjatë shtatzënisë nuk ka patur komplikacione.