Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Studimi/ Duhani do vrasë 2 milionë njerëz më shumë deri në 2030

13:16 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
du
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duhanpirja dhe efektet anësore të shkaktuara prej saj i kanë kushtuar ekonomisë globale më shumë se një trilion dollarë në vit, e deri në vitin 2030 do të vrasë dy milionë njerëz më shumë sesa tani.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA. Kostoja tejkalon ndjeshëm të ardhurat globale nga taksat e duhanit, që sipas OBSH-së kapën vlerat e 269 miliardë dollarëve në vitet 2013-2014.

“Raporti është i rëndësishëm në të paktën dy drejtime. Ai nxjerr në pah se kostot ekonomike të duhanpirjes janë më shumë se një trilion dollarë çdo vit, ndërsa viktimat që aktualisht janë 6 milionë do të rriten në 8 milionë në vitin 2030”, tha Jermiah Paul, përfaqësues i OBSH-së.

Raporti prej 688 faqesh thekson se kostot ekonomike pritet të rriten edhe më shumë, e pavarësisht faktit se qeveritë kanë mjetet për të reduktuar duhanpirjen dhe vdekjet e shkaktuara prej saj, nuk i kanë përdorur siç duhet ato.

Mes politikave të lira dhe efikase përfshihen rritja e taksave dhe çmimit të cigareve, ndalimi i kompanive të marketingut të duhanit dhe ilustrimi figurativ i dëmeve të shkaktuara nga duhanpirja. Sipas studimit, rreth 80 për qind e duhanpirësve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta e të mesme, e pavarësisht rënies së numrit të shitjeve në disa vende, duhanpirësit në botë janë shtuar. / javanews/

Duhani milion Njerez vrase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.