Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studimi/ Ethet e lehta mund të ndihmojnë në pastrimin e infeksioneve më shpejt sesa ilaçet

18:23 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fever
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i ri i botuar në revistën Immunology and Inflammation, zbuloi se temperatura e lehtë mund të ndihmojë në pastrimin më të shpejtë të infeksioneve.

Hulumtimet te peshqit treguan se një ethe e lehtë i ndihmoi të pastronin trupin e tyre nga infeksioni me shpejtësi, të kontrollonin inflamacionin dhe të riparonin dëmtimet e indeve.

“Ne e lëmë natyrën të bëjë atë që bën natyra, dhe në këtë rast, ishte një gjë shumë pozitive”, tha imunologu Daniel Barreda, autori kryesor i studimit, nga Universiteti i Albertës në Kanada.

“Ethet e moderuara zgjidhen vetë, që do të thotë se trupi mund ta nxisë atë dhe ta mbyllë natyrshëm pa mjekim”, shpjegoi Barreda.

Studiuesit vunë në dukje se avantazhet shëndetësore të etheve natyrore për njerëzit ende duhet të konfirmohen përmes hulumtimeve, “por për shkak se mekanizmat që nxisin dhe mbajnë ethet janë të përbashkëta midis kafshëve, është e arsyeshme të pritet që përfitime të ngjashme të ndodhin te njerëzit”. Studimi sugjeron që njerëzit duhet të rezistojnë në marrjen e medikamenteve kundër etheve pa recetë, të njohura edhe si ilaçe anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs), në shenjat e para të një temperature të butë.

“Studimi ndihmon për të hedhur dritë mbi mekanizmat që kontribuojnë në përfitimet e etheve të moderuara, e cila ‘është ruajtur në mënyrë evolucionare në mbretërinë e kafshëve për 550 milionë vjet’, vuri në dukje studiuesi.

Hulumtimi tregoi se ethet natyrore ofrojnë “një përgjigje integruese që jo vetëm aktivizon mbrojtjen kundër infeksionit, por gjithashtu ndihmon në kontrollimin e tij”, tha Barreda.

ethe kafshe studim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.