Kemi menduar se cigaret janë faktorët kryesor që shkaktojnë kancerin, por një studim i fundit i publikuar në gazetën “BMC Public Helth” tregon se të konsumosh një shishe verë është po aq e rrezikshme sa të tymosësh 10 cigare dhe femrat janë më të rrezikuara nga kjo.
Studimet tregojnë se pijet alkoolike kanë po aq ndikim në shfaqjen e kancerit sa cigaret. Ato rrisin mundësin për shfaqjen e 7 llojeve të kancerit. Llogaritjet tregojnë se konsumimi i një shishe verë është njësoj si të konsumosh 5 cigare për meshkuj dhe 10 cigare për femra.
Profesoresha e Universitetit të Southampton, Theresa Hydes thotë: “Konsumimi i pijeve alkoolike ndikon në shfaqen e kancerit të gojës, fytit, zërit, zorrëve, mëlçisë, gjoksit.
Nuk është akoma e qartë për njerëzit ky lloj rreziku në krahasim me cigaren, por sipas Prof. Sir Ian Gilmore, i “Alcohol Health Alliance”, konsumimi i alkoolit edhe në nivelet e ulëta ka rreziqe serioze për shëndetin.