Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Studimi: Të famshmit në muzikë rrezikohen nga vdekja e parakohshme

11:06 / November 26, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4244
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim ka zbuluar se fama mund të ketë pasoja serioze për jetën! Analiza e kryer mbi disa këngëtarë nga Evropa dhe SHBA-të tregoi se ata që u bënë të famshëm vdisnin mesatarisht gati pesë vite më herët se kolegët e tyre më pak të njohur, duke sugjeruar se fama vetë, përveç mënyrës së jetesës apo kërkesat e punës, është një faktor kyç.

Sipas studimit, këngëtarët solo që arritën famë përjetuan pasoja më të rënda se ata që ishin pjesë e grupeve të njohura, ndoshta për shkak të ekspozimit më të madh, presionit më intensiv dhe mungesës së mbështetjes emocionale në valët e jetës së një “rock star-i”.

“Është shqetësuese sepse tregon se muzikantët e famshëm janë në rrezik real për vdekje të parakohshme”, tha Michael Dufner, profesor i personalitetit, psikologjisë dhe diagnostikës në Universitetin Witten/Herdecke në Gjermani dhe autor kryesor i studimit. Ai shtoi se mesatarisht jeta e tyre ishte 4.6 vite më e shkurtër.

Çdo dekadë ka yjet e saj që ndriçuan shkurt dhe vetëm në vitet 2010 shembuj të tillë janë Amy Winehouse, Whitney Houston, Prince, George Michael dhe Keith Flint. Sipas Dufner, mediat i kushtojnë shumë vëmendje vdekjes së këngëtarëve të famshëm të rinj.

Për të vlerësuar ndikimin e famës mbi rrezikun e vdekjes së hershme, studiuesit identifikuan 324 këngëtarë solo ose kryesorë të grupeve të famshme dhe i krahasuan me muzikantë më pak të njohur të të njëjtës moshë, gjini, kombësi, etni dhe zhanër muzikor. Për të siguruar një numër të mjaftueshëm rastesh vdekjesh, studimi u fokusua te artistët aktivë midis viteve 1950 dhe 1990.

Shumica e këngëtarëve ishin burra të bardhë rock nga SHBA. Vetëm 19% ishin me ngjyrë dhe 16.5% gra. Më i moshuari ishte lindur në 1910 dhe më i riu në 1975. Më shumë se gjysma ishin pjesë e grupeve.

Kur studiuesit shqyrtuan rastet e vdekjes dhe moshën e tyre, rezultoi se këngëtarët e famshëm arrinin mesatarisht moshën 75 vjeç, ndërsa të tjerët jetonin deri në 79 vjeç. Pjesëmarrja në një grup ulte rrezikun e vdekjes me 26% krahasuar me karrierën solo, por këngëtarët e famshëm mbeteshin 33% më të rrezikuar të vdisnin në periudhën e studimit.

Rreziku i shtuar u shfaq vetëm pas arritjes së famës, duke forcuar dyshimin se fama vetë mund të jetë shkak i vdekjes së parakohshme. Detajet e studimit janë publikuar në Journal of Epidemiology & Community Health.

Dufner theksoi se duhen më shumë studime për të kuptuar se si fama mund të çojë këngëtarët drejt një fundi të hershëm. Ai përmendi presionin publik, humbjen e privatësisë, kërkesën për performancë dhe normalizimin e përdorimit të alkoolit dhe drogës si faktorë të mundshëm. Gjithashtu, temperamentet ose përvojat negative në fëmijëri mund të nxisin individët të kërkojnë famë, duke shtuar rrezikun.

Sa i përket yjeve të sotëm, studiuesi sugjeroi që të vlerësojnë efektet negative të jetës në turne, të bëjnë pushime të rregullta, të takojnë familjen dhe miqtë e vjetër dhe të rishikojnë kritikisht stilin e tyre të jetesës.

muzikë rrezikojnë studimi të famshmit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Vaji i ullirit nuk po shitet, ankohen fermerët: Shitet i falsifikuari, prodhimi ynë po mbetet stok

12:28 / December 4, 2025

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

07:58 / December 4, 2025

Tre vitet e Dumanit në SPAK, sukses apo propagandë?!

21:49 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.