Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i tepërt i sheqerit është i njëjtë me përdorimin e disa lloje drogërash.
Një nga hulumtuesit e këtij studimi, Masoor Shariff shprehet se qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me pjesë të tjera të trupit, dhe nëse ka ndryshim në strukturë kjo do të ndryshojë atë komunikim, duke ndikuar në sjelljen e njeriut.
Profesoresha Selena Bartlett thotë se kur konsumojmë sheqer, truri jonë liron dopaminë. Dopamina gjithashtu lirohet kur përdorim drogë dhe na bën të ndjejmë kënaqësi dhe varësi ndaj asaj që kemi konsumuar.
Pas një konsumimi afatgjatë të sheqerit apo abuzimit me drogë, niveli i dopaminës bie, gjë që bën të konsumojmë sasi më të mëdha të substancës, duke tentuar të kthejmë ndjenjën e kënaqësisë prapë. Kjo do të thotë se mund të krijoni varësi nga sheqeri në të njëjtën mënyrë që krijohet varësia nga droga.