Sipas një studimi të ri, gratë fillojnë ti ngjajnë nënës së tyre kur arrijnë moshën 33 vjeçare, ndërsa burrat bëhen si baballarët kur arrijnë moshën 34 vjeçare.
Kirurgu, Dr. Julian De Silva, ishte ai që mori në studim 2,000 njerëz mbi moshen 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjen që kishin me prindërit e tyre. Ai zbuloi se më shumë se gjysma e grave pranuan se veprojnë njësoj si nënat e tyre.
Ato e kuptuan se ajo gjë filloi të ndodhte pasi kaluan moshën 30 vjeç. Gratë thonë se në këtë pikë, jo vetëm që ndalojne rebelimin kundër nënave të tyre, por fillojne të sillen si ato, të thonë thëniet e tyre, të kenë hobi të ngjashëm madje shikojnë të njëjtat emisione televizive.
Dr. De Silva tregon se ky shndërrim fillon kur gratë po kërkojnë të gjejnë stilin e tyre të mëmësisë e në këtë mënyrë fillojnë të pasqyrojnë sjelljen e nënave të tyre – sjellje që i kanë vënë re gjatë fëmijërisë