Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studiuesi Auron Tare publikon foto nga Varrezat e Dëshmorëve: Nderohesh më mirë nëse je pushtues i vr*rë në Shqipëri

16:39 / November 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 29 162927
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesi Auron Tare në këtë 29 Nëntor është ndalur te Varrezat e Dëshmorëve. Ai shkruan se vëren se varrezat e shqiptarëve të rënë për Shqipërinë janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa e kundërta ndodh me pushtuesit e huaj që kanë rënë në Shqipëri.

“Pushtues i vrarë në Shqipëri apo shqiptar i vrarë për Shqipëri? Nesër është 29 Nëntori (dita e çlirimit), e cila tashmë si traditë përkujtohet veçmas: ca më 28-të e ca më 29-të. Me lule në dorë, me kurora, ata të 29-s do t’i drejtohen Varrezave të Dëshmorëve, ku kolegët e 28-s i kanë vendosur një ditë më parë.

Nuk e di nëse të dyja grupimet, me të vërtetë shkojnë në varreza nga halli (dmth. për politikë), apo si një ditë reflektimi për çështjen kombëtare. Ndërkohë, shpesh, kur më bie rruga afër apo pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shqipërisë, i kam bërë vetes pyetjen se si kombi ynë i nderon të rënët e vet. Për t’iu përgjigjur kësaj dileme, mjafton të shikosh gjendjen e varreve të të rënëve për çështjen shqiptare.

Pastaj shikon se si fqinjët tanë apo kombet ndërluftuese ndër vite kanë ngritur varrezat e të rënëve të tyre në tokën tonë për të kuptuar se sa seriozë jemi ne me të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për çështjen kombëtare. Pamjet flasin vetë: me sa duket, sindroma e servilizmit politik kombëtar na ka bërë që të nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri sesa shqiptar i vrarë për Shqipëri”, shkruan Tare, bashkangjitur dhe fotove nga Varrezat e Dëshmorëve.

Auron Tare dëshmorë varreza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.