Një stuhi e fortë ka përfshirë Spanjën ditët e fundit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Një foshnje 20 muajshe ka humbur jetën, pasi u godit në kokë nga breshëri. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Josep Trueta në Girona pasditen e të martës, por vdiq disa orë më vonë.
29 persona të tjerë që kërkuan trajtim mjekësor kanë pësuar lëndime në kokë ose prerje.
Meteorologët thanë se stuhia që goditi qytetin turistik të Girona, zgjati gati 15 minuta, dhe konsiderohet si një nga më të fortat në 20 vjet.
Vala e të nxehtit që pushtoi verën parashikohet të zëvendësohet nga stuhi të forta në Spanjën lindore.