Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhia Babet, rrugët në Britani kthehen në lumenj, 3 viktima! Avioni grek del nga pista

21:10 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697827622 britaniemadhe23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një avion doli nga pista në aeroportin Leeds Bradford teksa po ulej në pistë. Shkak është bërë shiu i dendur që ka prekur Britaninë e Madhe. Mediat raportojnë se fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Incidenti ndodhi sot, kur avioni që ishte nisur nga Korfuzi  u ul në aeroportin West Yorkshire.

Autoritet lokale po punojnë me kompaninë ajrore, ekipet përkatëse të operacioneve dhe autoritetet e urgjencës për të adresuar këtë situatë dhe për të larguar pasagjerët nga avioni në mënyrë të sigurt. Alarmi për stuhinë Babet është në fuqi nga mesdita e sotme deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës. 

Një zëdhënës i TUI tha se linja ajrore ishte në dijeni të një incidenti në Aeroportin Lëds Bradford këtë pasdite gjatë uljes së fluturimit TOM3551, por se nuk kishte raportuar për të lënduar. Kjo stuhi ka përfshirë edhe Irlandën ndërsa mbrëmë goditi Skocinë lindore, raporton Daily Mail.

Tre persona kanë humbur jetën nga stuhia. Policia e Skocisë tha se një shofer 56-vjeçar u vra pasi një pemë goditi makinën e tij. Një grua gjithashtu vdiq në Skoci kur u përfshi në një lumë mes erërave të forta dhe përmbytjeve të rënda. Një burrë rreth të 60-ave humbi jetën gjithashtu në Shropshire pasi u kap nga përmbytjet me rrjedhje të shpejtë të ujit në qytetin e Cleobury Mortimer.

image 30

babet britani stuhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.