Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Suedia do të blejë 44 tanke gjermane Leopard

15:02 / January 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1736688263xvfdfvdfrjpg 362
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SUEDIA- Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë se 1.91 miliardë euro për blerjen e tankeve të reja dhe rinovimin e flotës ekzistuese. Suedia do të blejë 44 tanke të reja luftarake gjermane Leopard 2 A8 për të modernizuar arsenalin e saj ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson tha se Stokholmi planifikon të shpenzojë rreth 22 miliardë krona (1,91 miliardë euro) për të rritur aftësitë e tij mbrojtëse. Agjencia suedeze e mbrojtjes FMV ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë gjermano-franceze të armatimit KNDS. Dorëzimi pritet të fillojë në vitin 2028 dhe të zgjasë deri në vitin 2031. Në Suedi Leopardët do të quhen Stridsvagn 123.

Ndër blerjet e reja, dhjetë do të zëvendësojnë tanket e dhuruara nga Suedia në Ukrainë. Përveç këtyre blerjeve të reja, do të rinovohen edhe 66 tanke të tjera Leopard 2. Ky është modernizimi më i shtrenjtë i flotës ushtarake që kur shumë tanke u blenë në fillim të viteve 2000.

Vendimi u motivua nga shqetësimet për sigurinë në BE


Jonson tha se Suedia, anëtare e re e NATO-s, po fillonte riarmatimin e saj më të madh ushtarak që nga vitet 1950 për shkak të “përkeqësimit të situatës së sigurisë”. Suedia do të ketë 154 tanke moderne deri në fund të vitit 2031.

Gjithashtu, qeveria miratoi rinovimin e 90 mjeteve luftarake ekzistuese të forcave të armatosura. Suedia, e cila kishte qenë ushtarakisht e paangazhuar për disa vite, aplikoi për anëtarësim në NATO, ashtu si Finlanda fqinje, pas sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022. Të dyja vendet iu bashkuan aleancës ushtarake perëndimore në mars të vitit të kaluar./ DW

leopard suedi tank
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.