Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Suedia planifikon ndalimin e celularëve në shkolla

09:12 / January 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Suedia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme për të siguruar që fëmijët të përqendrohen në mësim gjatë orës së mësimit, njoftoi qeveria.

Ky ndalim do të thotë se nxënësit deri në klasën e nëntë ose të moshës 15–16 vjeç, do t’i dorëzojnë telefonat e tyre në mëngjes dhe do t’i marrin përsëri në fund të mbarimit të mësimit.

“Sipas studimeve, nxënësit suedezë shpërqendrohen nga mjetet digjitale gjatë klasës më shumë se sa mesatarja e nxënësve në vendet të tjera të Evropës”, tha qeveria në një deklaratë. “Prandaj qeveria propozon një ndalim të telefonave celularë gjatë gjithë ditës së shkollës”, shton deklarata.

“Rreth 80 për qind e shkollave fillore dhe të mesme suedeze tashmë kanë ndalime për përdorimin e telefonave celularë brenda klasës, të vendosura sipas vullnetit të drejtorëve”, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.

Ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson, tha në një konferencë për shtyp se një ndalim kombëtar është i nevojshëm për të siguruar që të gjitha shkollat të jenë zona pa telefona celularë.

“Kjo do të ulë shpërqendrimet në klasë”, tha ajo, duke e përshkruar si “një fitore për mësimdhënien dhe shëndetin mendor”.

Nëse miratohet nga parlamenti, ndalimi do të hyjë në fuqi në fillim të semestrit të vjeshtës në gusht 2026.

celularit ndalimin planifikon SHKOLLA suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.