Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Suksesi me Tiranën nuk do harrohet lehtë, Egbo shpallet “Trajneri i vitit” në Nigeri

14:11 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egbo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Titulli kampion në 100-vjetor ka vendosur padyshim emrin e Emanuel Egbo në historinë e klubit bardheblu. Por ai vendosi emrin e tij me germa të arta edhe në futbollin nigerian, për të cilin ai u bë rekordmeni i ri në disa kategori të rëndësishme.

Egbo ishte trajneri i parë afrikan që fitoi një kampionat në Europë, ndërsa u bë njëkohësisht edhe trajneri i parë i këtij kontinenti që drejtoi në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, me paraqitje në këto turne që u vlerësuan nga të gjithë. Egbo nuk arriti që t’i afrohej ëndrrës së tij për të drejtuar në fazën në grupe të një prej këtyre turneve, pasi Tirana nuk e zgjati shumë qëndrimin e tij, duke e larguar që në momentin e parë kur munguan rezultatet, vendim i cili po peshon edhe sot e kësaj dite në klubin bardheblu që u është kthyer problemeve të zakonshme e është jashtë çdo objektivi të mundshëm.

Mbrëmë, Egbo ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme në vendlindjen e tij pasi është shpallur “Trajneri i vitit” në Nigeri. Në edicionin 2020 të çmimeve “The Ballers Aëards”, ai u shpall fituesi për kategorinë e trajnerëve, për arritjet e tij në drejtimin e bardhebluve. Tani të gjithë presin me kuriozitet të shohin të ardhmen e Egbo, i cili që nga largimi prej Tiranës, nuk ka gjetur ende sistemim në futbollin shqiptar apo jashtë tij, teksa nuk ka fshehur dëshirën që në të ardhmen të punojë në stafin e përfaqësueses së Nigerisë. 

Egbo nigeri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.