Në emisionin “Drejt” deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani është i pakorruptueshëm dhe se ai edhe nënën e vet e fut në burg.
Sula: SPAK e çka notën 8. Të besoni se i njoh prokurorët, ka elementë që janë pranë mazhorancës dhe kanë ndikime, por pjesa më e madhe. Altin Dumani është i pakorruptueshëm. Ai edhe nënën e vet e fut në burg.
Fakti që krimi dhe politike bën kërcënime, do të thotë se janë në rrugën e duhur. E kanë gjetur deri në Gjermani një prokuror bandat për ta kërcënuar. Krimi dhe aktorë të fortë të politikës po mbahen me thonj dhe nuk do t’i shihni më në 5 vitet e ardhshme.