Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet! Tani nuk ka më grup të Bardhit në parti

19:24 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashnor Sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rinumërimi i 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se selia blu bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

”Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika”,-tha Sula në ”Report TV”.

Për të ky proces vërtetoi se alibia e Berishës se i janë vjedhur zgjedhjet nuk qëndron. Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

”Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla”.

Po ashtu deputeti Sula i cili u la jashtë listave të PD-së, shprehet se tani nuk ka më dy pole. ”Ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur”.

11 maj Berisha dashnor sula PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.