Eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla gjatë një interviste televizive u shpreh se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri është një sulm i koordinuar nga më shumë se një shtet.
Sipas tij, serveri që mban informacionin gjendet në Rusi, ndërsa shtoi se situata është kritika dhe kërkon një përgjigje emergjente dhe të koordinuar.
“Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Ekspertë shqiptarë kanë vërtetuar se serveri që mban informacionin gjendet në Rusi. Pra, kemi një sulm të koordinuar me shërbimet sekrete ruse”, tha eksperti ne “Euronews”.