Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulm masiv në Ukrainë, Rusia lëshon raketa dhe dronë

11:40 / June 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka kryer një sulm masiv ajror me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukrainë, duke goditur qytete në të gjithë vendin. Sipas Forcave Ajrore ukrainase, të paktën 537 dronë dhe raketa u lëshuan. Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan gjithashtu në rajonet perëndimore larg vijës së frontit së luftës. 

Shpërthime u raportuan në Zaporizhzhia, Lviv, Ivano-Frankivsk, rajonin Cherkasy dhe gjithashtu në Kiev. Zyrtarët folën për një “sulm të kombinuar në shkallë të gjerë” që përfshinte bombardues strategjikë Tu-95MS dhe avionë MiG-31K. Sipas guvernatorit të Cherkasy , tre persona u plagosën. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, teksa tha: “Pothuajse gjatë gjithë natës, alarmet binin në të gjithë Ukrainën, 477 dronë, shumica prej tyre dronë ruso-iranianë ‘Shahed’, fluturonin mbi qiellin tonë së bashku me 60 raketa të llojeve të ndryshme”, shkroi Zelensky në X.

Autoritetet ukrainase bënë me dije se një pilot u vra pasi një avion luftarak F-16 u rrëzua teksa po zmbrapste sulmin rus. 

Në përgjigje të sulmeve në pjesën perëndimore të vendit, në kufirin me Poloninë, Forcat e Armatosura Polake aktivizuan mbrojtjen ajrore dhe ngritën në ajër avionë luftarakë interceptorë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov akuzoi Perëndimin se po përpiqet t’i shkaktojë një disfatë strategjike Rusisë duke përdorur regjimin ukrainas si një “bateri”, por shtoi se s’do të ketë sukses.

“Po dëshmojmë një përballje të paparë kundër vendit tonë nga Perëndimi kolektiv, i cili ka vendosur edhe një herë të na shpallë luftë dhe të na shkaktojë një disfatë strategjike, duke përdorur në fakt regjimin nazist në Kiev si një dash goditjeje”, tha Lavrov, duke shtuar se “Perëndimi nuk ka pasur kurrë sukses në këtë dhe nuk do të ketë sukses as këtë herë”.

masiv raketa Rusia sulm ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.