Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir.
Raportohet se një punonjëse ka mbetur e plagosur rëndë.
Ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion. Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte, shkruajn mediat turke.
