Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulm me armë zjarri në një gjykatë në Stamboll: Prokurori qëllon mbi ish të dashurën gjykatëse!

19:59 / January 13, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stamboll 1768329189 turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Stamboll, ku një prokuror ka qëlluar me armë zjarri ish-të dashurën e tij gjykatëse në një seancë gjyqësore.

Incidenti ndodhi në ambientet e Gjykatës Rajonale të Apelit në Stamboll, në një sallë të mbushur plot me njerëz ku prokurori Muhammed Çağatay Kılıçarslan, 33 vjeç, qëlloi mbi gjyqtaren Aslı Kahraman, 45 vjeçe, duke e plagosur në këmbë.

Sipas mediave turke, prokurori po përpiqej të mbushte armën dhe të qëllonte sërish mbi ish të dashurën e tij, por një i burgosur që punonte në gjykatë si kamarier çaji, ndërhyri duke e rrëzuar prokurorin në tokë. 

Gjyqtarja u transportua me urgjencë në spital, ku mori ndihmën mjekësore të nevojshme. 

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa prokurori u arrestua. Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Ai pritet të dalë para gjykatës të mërkurën.

Mediat që raportojnë mbi rastin, sjellin në kujtesë edhe vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Shqipëri ndërsa po shqyrtonte një çështje pronësie.

gjykate Prokurori qellon stamboll sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.