Nga sulmi në Teksas kanë mbetur të vdekur 5 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë vendase raportohet se ka pasur të shtëna masive nga një sulmues që është larguar menjëherë pasi shkaktoi suulmin duke përdorur dy makina.
Është mësuar nga Departamenti i Policisë në Odessa se personi që ka hapur zjarr ka qenë një burrë i bardhë rreth të 30-ve që u mori jetën 5 personave dhe plagosi 21 të tjerë.
Shefi i policisë në Odessa Michael Gerke tha në një konferencë për shtyp: “Sa i përket viktimave kemi të paktën 21 njerëz të plagosur dhe të paktën pesë të vdekur. Kjo ishte një përpjekje e përbashkët nga një numër departamentesh për të gjetur këtë kafshë dhe për ta sjellë atë para drejtësisë ”.
I pyetur nëse i dyshuari ishte identifikuar, Z. Gerke tha: “Ai është një burrë i bardhë në të 30-tat. Unë nuk kam ende një identitet pozitiv mbi të, kam një ide se kush është ai, por nuk do ta bëj publik atë informacion deri sa të jemi absolutisht i saktë.”