Një raketë ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, Izrael.
Brigada “Al Qassam” konfirmoi se ka sulmuar aeroportin si kundërpërgjigje të sulmeve izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të pasagjerëve të shtrirë në brendësi të aeroportit.
Israel's Ben Gurion airport after Palestinian resistance's rocket attack pic.twitter.com/OYA21NRNPH
— Sprinter (@Sprinter99800) October 11, 2023
Një aeroplan i kompanisë britanike, British Airways pritej të ulej në aeroport këtë pasdite, por nuk ateroi për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.