SHBA- Irani ka filluar një sulm ajror kundër Izraelit që ka të ngjarë të arrijë brenda disa orësh. Presidenti i SHBA Joe Biden po përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani. Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, njofton Shtëpia e Bardhë.
Me sulmin e sotëm tashmë Lindja e Mesme ka hyrë zyrtarisht në luftë mes 3 shteteve, ndërkohë që pritet që të përhapet më shumë. Prej muajsh tashmë Izraeli ishte në luftë me Hamasin për rripin e Gazës.