Më shumë se 1000 palestinezë janë nën rrënojat e ndërtesave që u shkatërruan nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Eyad Al-Bozom, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Hamasi në Gaza, shprehu shqetësimin për viktimat në një deklaratë të hënën, një ditë pasi ekipi i mbrojtjes civile palestineze tha se më shumë se 1,000 njerëz ishin të humbur nën rrënoja.
Qindra luftëtarë të Hamasit kaluan kufirin për në Izrael më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1400 njerëz dhe duke marrë dhjetëra robër. Numri i të vdekurve në Gaza arriti në 2,750 të hënën, ndërsa numri i të plagosurve ishte 9,700, sipas ministrisë së shëndetësisë.