Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmet me armë në SHBA: Shtëpia e Bardhë merr vendimin e papritur

21:34 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armet shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden dëshiron që ligjvënësit të miratojnë me shpejtësi një marrëveshje dypartiake të arritur pas pothuajse një muaj negociatash, që synon forcimin e ligjeve të kontrollit të armëve në ShBA, përmirësimin e sigurisë në shkolla dhe shtimin e shërbimeve për trajtimin e shëndetit mendor.

Thirrja e Presidentit Biden vjen pas një vale sulmesh me armë në Shtetet e Bashkuara, ku humbën jetën dhjetëra amerikanë, shumica prej të cilëve fëmijë. Vrasjet janë kryer me armë luftarake sulmuese, por që autorët i kishin siguruar në mënyrë të ligjshme.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se korniza ligjore e prezantuar nga përfaqësues të të dy partive do ta ndihmonte Presidentin Biden të mbajë premtimin, që u ka dhënë prindërve në Uvalde të Teksasit – ku 19 fëmijë dhe dy mësues u vranë më 24 maj, në sulmin e kryer nga një person i pajisur me armë automatike brenda një shkolle fillore.

“Ne besojmë dhe vetë presidenti e ka thënë se kjo është një marrëveshje historike dhe legjislacioni më domethënës që kemi parë në mbi 20 vite, për të ulur dhunën me armë. Është një marrëveshje dypartiake. Presidenti është i kënaqur me përparimin në këtë drejtim. Qëllimi është për të shpëtuar jetë. Prandaj, presidenti dëshiron ta shoh Kongresin në veprim. Ai e do ligjin në zyrën e tij sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

Ligjvenësit demokratë thanë se kjo përpjekje është vetëm hapi i parë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se “ky është një hap i parë i mirë dhe i nevojshëm drejt ndryshimit të realitetit të dhunës me armë në Amerikë, që do të hedhë themelet për veprimet e ardhshme”.

Por marrëveshja nuk parashikon kërkesën e Presidentit Biden për të ndaluar shitjen e armëve automatike, të cilat në shumë raste janë armë të preferuara nga sulmuesit në Shtetet e Bashkuara.

Ligjvënësit negociuan për këtë marrëveshje për pothuajse një muaj, pas tre sulmeve tronditëse me armë në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma.

arme sulmet vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.