Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes.
Kjo sulm ka angazhuar edhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, e cila ka vënë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Izrael dhe kanë nevojë për ndihmë.
Sipas të dhënave të Ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601“.