Sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri kanë shqetësuar edhe SHBA-në. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për këtë situatë.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”,-tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.
Sistemi TIMS ra në duart e Iranit, dhe ende në disa dogana ka probleme. Pasi Shqipëria akuzoi drejtëpërdrejtë Iranin për sulmet kibernetike të portavele qeveritare dhe të e-Albania, nuk vonoi dhe qëndrimi i SHBA-së. Departamenti Amerikan i Thesarit, ka vendosur sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit dhe për ministrin për aktivitetet kibernetike, Esmail Khatib.