Rreth 1 mijë persona fshihen në bazën nëntokësore në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilli i qytetit, sipas të cilit shumica e civilëve janë gra dhe fëmijë ndërsa shtoi se Rusia po hedh bomba të rënda mbi fabrikën e mbajtur nga Ukraina.
Në Mariupol janë zhvilluar beteja të shumta veçanërisht gjatë javës së kaluar teksa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të qytetit.