Pesë civilë ukrainas u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën ditën e sotme nga sulmet ruse në qytetin jugor të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i Mykolaiv, Vitaliy Kim.
Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka thënë më parë se kishte marrë pretendime të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur bomba në zonat e populluara në Ukrainë.
Organizata joqeveritare e Human Rights Watch (HRW) ka konfirmuar përdorimin e municioneve nga Rusia gjatë gjithë konfliktit.
“Municionet thërrmuese paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për civilët gjatë konfliktit duke shpërndarë rastësisht nën-municione ose bomba në një zonë të gjerë”, sipas HRW.
