Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dënuar sulmin nga Hamasi kundër Izraelit. Përmes një reagimi zyrtar, Hasani deklaron se Shqipëria qëndron e vendosur kundër terrorizmit, ndërsa shpreh ngushëllime për popullin izraelit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.