Ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar sulmin me armë në Top Channel, ku humbi jetën edhe roja 60-vjeçar, dhe i ka bërë thirrje autoriteteve për hetim gjithëpërfshirës për të sjellë para drejtësisë autorët e ngjarjes.
“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët”, shkruan në Twitter ambasada e SHBA bë Twitter.