Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sulmohet ambasadori Borchardt, Gent Cakaj e mbron: Mjaft është mjaft!

13:44 / May 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbrojtje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas sulmit të protestuesve në banesën e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, ka ardhur edhe reagimi i parë.

Është ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj  i cili e ka quajtur një akt të papranueshëm kriminal.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Cakaj thekson se veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij.

Ministri e quan këtë sulm ndaj kreut të OSBE-së një hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë.


Mbrojtje 1

Reagimi

Mjaft është mjaft!

Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri,

Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme,

përbën një tjetër

akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të

krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij,

si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!

Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me

profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i

tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim

nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve

të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe

përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë

për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që

duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme.

Kjo është

Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe

huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit.

Për më shumë, kultura e liçimit masiv, diskreditimit tendencioz

profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili

person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të

distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të

dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi.


  • mbrojtje 2
  • mbrojtje 3

ambasadori Borchardt Gent Cakaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.