Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan është sulmuar në shtëpinë e tij në Kartum, teksa vazhdojnë luftimet në këtë shtet.
Lajmin e ka konfirmuar kryedipomati i BE-së, Josep Borell.
“Kjo përbën shkelje të Konventës së Vjenës. Siguri e stafit diplomatik është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe obligim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.