Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, arrestohen të dyshuarit

14:00 / October 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6778
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e 26 tetorit në Pejë. Pas sulmit, Muhaxheri ka publikuar një fotografi në Facebook, duke thënë se është mirë me shëndet.

Nga Prokuroria e Pejës konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se dy personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe prokurori i çështjes ua ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Avokati i Muhaxherit, Dukagjin Kërveshi, tha përmes një postimi në Facebook se kryetari i Pejës beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare, duke shtuar se ai tashmë ka dhënë deklaratë në polici për këtë rast.

Partia e Muhaxherit, Lidhja Demokratike e Kosovës, dënoi ashpër sulmin ndaj kryetarit të Pejës, duke kërkuar që personat e dyshuar të përballen me drejtësinë.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”, u tha në reagimin e LDK-së.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Muhaxherin “as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë”, duke kërkuar që organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta për të mbajtur përgjegjës të dyshuarit.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës thanë për REL-in se janë duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve./REL

Arrestim kryetari peje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.