Një burrë është plagosur rëndë nga një sulm me thikë pranë memorialit të Holokaustit në Berlin, raportojnë mediat gjermane.
Sipas gazetës Tagesspiegel, policia ka rrethuar vendin dhe po kryen një kërkim.
Mësohet se personi është plagosur me një lëndë të mprehtë dhe është transportuar nga forcat zjarrfikëse në spital.
“Rreth orës 18:00 një burrë u plagos rëndë nga një person i panjohur”, shkruan policia gjermane në X, duke shtuar se “hetimet janë në vazhdim”.
“I plagosuri është dërguar në spital”, thuhet në deklaratë.
Punonjësit e shpëtimit janë në vend duke u kujdesur për disa njerëz që ishin dëshmitarë të ngjarjeve.