18 ushtarë kanë mbetur të vrarë nga një bombë që shpërtheu në një autobus ushtarak pranë Damaskut, ndërsa 27 të tjerë u plagosën.
“Një autobus ushtarak në fshatin e Damaskut u shënjestrua sot në mëngjes nga një shpërthim terrorist me një mjet shpërthyes që ishte vendosur paraprakisht”, agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi një burim ushtarak.
Deri më tani nuk ka marrë askush përgjegjësi për sulmin dhe nuk kishte koment nga autoritetet siriane.