Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmohet policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, lëndohet një efektiv

16:48 / January 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosve ks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një automjet në fshatin Sudodoll, në veri të Mitrovicës, nuk i është bindur urdhrit të policisë së Kosovës për të ndaluar, duke sulmuar dhe goditur një zyrtar policor.

I lënduar ka mbetur efektivi i policisë ndërkohë që kolegët në kushtet e krijuara janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për të vënë situatën nën kontroll.

Drejtuesi i mjetit është neutralizuar dhe arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur lëndë narkotike, të llojit mariuanë me peshë 2 kg.

Materialet në ngarkim të të dyshuarit janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

Të ndodhur në këtë situatë, kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit.

Gjatë zhvillimeve në këtë situatë pos një polici të lënduar (goditur nga vetura), gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

kosoves Policia sulmohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.