Një 30-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçar rus janë arrestuar nga policia greke pasi u përfshinë në një sulm të përgjakshëm në orët e vona të së shtunës në Chania. Ngjarja ndodhi në një mini market.
Sipas flashnews, të dy janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në një pallat në zonën e Bashkisë Platanias ku ishin fshehur.
Pronari sirian i mini marketit pohon se nuk i di arsyet e sulmit. Gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur dy djemtë e tij, 32 dhe 34 vjeç. 34-vjeçari ndodhet ende në spital pasi u qëllua në gju.