Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shumë optimist për Europianin, Broja: Do e kalojmë grupin

15:39 / May 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brojaa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë nga zbardhja e listës prej 26 lojtarësh që trajneri i kombëtares Sylvinho do publikojë për grumbullimin në prag të Europianit, disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare kanë zbarkuar, Asani, Gjasula, Mihaj dhe Armando Broja, duke zbuluar dalëngadalë emrat e atyre që i ka shkuar ftesa.

Ndër më të përfolurit e kombëtares shqiptare Armando Broja i cili ka kaluar një vit e gjysmë shumë të vështirë mes dëmtimit që e mbajti jashtë një vit dhe mungesës së minutave tek Fulhami ku u transferua janarin e këtij viti, e gjejmë në Arenën Kombëtare, për të ndjekur finale e vogël për vendin e tretë dhe të katërt mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

“Kam ardhur për të bërë pak pushim…është bukur me pa futboll gjithmonë edhe jashtë Anglisë”, tha Broja. Ky që sapo u mbyll ka qenë një vit shumë i vështirë për të, nga janari dhe deri në maj për sulmuesin shqiptar nuk ka patur 90 minuta të plota as tek Chelsea në ditët e para të vitit dhe aq më pak tek Fulhami.

“Mund të shkonte edhe më mirë, por kështu është futbolli, të shohim sezonin tjetër tani, ishallah shkon ehe më mire”, tha ai. Tani kemi grumbullimin e kombëtares shumë të rëndësishëm edhe se këto 6 muaj që kalove. “Po po normal, kjo është gjë më e madhe dhe shohim nëse do të më marrë trajneri, do të jetë diçka shumë e madhe dhe unë do të jap maksimumin. Nëse do të më zgjedh trajneri do të jetë një gjë shumë e madhe për mua, për familjen dhe ishallah po shkon gjithçka mire”, tha ai.

Broja mund të quhet edhe thjeshtë i ftuari i këtij Europiani, pa asnjë kontribut në ndeshjet kualifikuese për shkak të dëmtimit, megjithatë, një talent si ai nuk mund të mbetet jashtë. “Trajneri ka bërë diçka shumë të mirë, skuadra është shumë e fortë dhe ky kualifikim ka patur lojtarë dhe një grup shumë të mire”, u shpreh Broja.

Sa Ii përket finaleve të Europianit, ku do të kemi kundërshtarë shumë të fortë si Italia, Spanja dhe Kroacia Armando Broja synon shumë lartë. “Grupi është shumë i mirë, trajneri po ashtu së bashku me stafin janë shumë të mirë, ndeshjet janë vërtetë të rëndësishme, por ishallah do t’ja dalim të kalojmë grupin dhe do të jetë një gjë shumë e madhe si për skuadrën por edhe për Shqipërinë”, tha futbollisti.

Edhe e ardhmja e tij mbetet pezull, tek Chelsea vështirë se do të qëndrojë në edicionin e ardhshëm, pasi klubi e ka nxjerrë në shitje dhe situate aktuale me shumë pak minuta të luajtura, nuk e favorizon. “Nuk e di do të shohim, kontratën e kam akoma tek Chelsea…Keni një plan që të lëvizni nga Anglia? Nuk e di akoma…nuk e di”, theksoi ai. /Top Channel/

Armando Broja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.