Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar rikthimin e “Sunny Hill Festival” në Kosovë.
“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Sunny Hill do të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, shkruan Dua Lipa.
Zhvillimi i këtij festivali është përshëndetur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka uruar mirëseardhjen këngëtares.
“Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa. Mezi presim të kemi Sunny Hill Festival në Prishtinë, aty ku e ka vendin”, shkruan Osmani.
Pavarësisht rikthimit të Sunny Hill në Prishtinë, një edicion i veçantë do të mbahet edhe në Tiranë në fund të gushtit. Konkretisht në datat 26, 27 dhe 28 gusht.